Urimil Plus: luftoje dhimbjen neuropatike!
Dhimbja është produkt i sistemit nervor. Një sistem nervor i shëndetshëm prodhon dhimbje kur trupi ynë dëmtohet ose ekziston një rrezik real i dëmtimit. Sistemi nervor i dëmtuar është shpesh tepër i ndjeshëm dhe prodhon dhimbje pa ndonjë arsye të dukshme. Shumë raste të dhimbjes së shpinës, mesit, gjymtyrëve dhe qafës janë për shkak të problemeve të sistemit nervor që nuk mund të diagnostikohen gjithmonë. Urimil Plus ushqen sistemin nervor me 7 përbërës të provuar efektivë dhe të padëmshëm që kontribuojnë në shërimin e tij dhe lehtësojnë dhimbjen tuaj.
Pyesni për Urimil Plus në farmacinë e afërt ose porosisni me telefon ose mesazh këtu: facebook.com/rejsifarma.al
Urimil Plus është një suplement dietik që mbështet funksionimin normal të sistemit nervor periferik. Krijuar për t’u kujdesur për mesin dhe shpinën tuaj, secila kapsulë e Urimil Plus përmban kombinimin optimal të 7 lëndëve ushqyese që ndihmojnë në rigjenerimin e neuroneve të dëmtuara.
Informacion i dobishëm:
Dhimbja në mes, shpinë ose gjymtyrë mund të jetë për shkak të:
Një nga sëmundjet më të zakonshme të sistemit nervor periferik janë:
Sistemi nervor periferik (SNP) është një zgjatim i sistemit nervor qendror (SNQ), i cili përbën trurin dhe palcën kurrizore. Funksioni kryesor i sistemit nervor periferik është lidhja e SNQ me ekstremitetet dhe organet e trupit. Ndryshe nga SNQ, SNP nuk mbrohet nga indet kockore (kafka dhe shpina) siç ndodh me trurin dhe palcën kurrizore, ndaj është e prirur të dëmtohet.
Qelizat nervore janë njësitë më të vogla strukturore të sistemit nervor. Numri i tyre është rreth 100 miliardë, me secilin neuron të lidhur me të paktën 10,000 të tjerë. Neuronet në sistemin nervor ndryshojnë në formë dhe madhësi, por struktura e tyre është e ngjashme. Një neuron përbëhet nga një trup dhe zgjatimet. Një nga zgjatimet, e quajtur akson, është më e gjatë se të tjerat dhe është e mbuluar nga jashtë me një mbështjellës të veçantë të mielinës, e cila vepron si izolues në transmetimin e impulsit nervor. Përmes aksonit, qeliza i dërgon informacione qelizave të tjera.
Kur mbështjellësja e mielinës ("izoluesi") dëmtohet, neuroni nuk mund të funksionojë normalisht dhe shkaktohen simptoma të ndryshme, përfshirë dhimbjen.
Dhimbja është një nga manifestimet e sëmundjeve të sistemit nervor periferik, të cilat janë shumë të zakonshme. Është zbuluar se një person nga tre vuan nga dhimbja e shpinës (dorsalgjia).
Rigjenerimi i nervave periferikë
Në mënyrë që organizmi të aktivizojë mekanizmat e tij për rinovim (rigjenerim), nevojiten disa lëndë ushqyese. Urimil Plus i siguron trupit kombinimin e duhur të 7 lëndëve ushqyese të rëndësishme që ndihmojnë në rindërtimin e mbështjelljes së mielinës dhe rigjenerimin e neuroneve të dëmtuara:
Monofosfati Uridin:
Uridina është e pranishme në shumë lëndë ushqyese, por nuk është e disponueshme në atë formë për shkak se përpunohet pothuajse plotësisht në mëlçi dhe në aparatin tretës.
Acidi folik:
Vitamina B12
Vitamina B12, ose kobalamina, është e nevojshme për prodhimin e mielinës. Mpirja, ndjesia e shpimit të gjilpërave dhe humbja e ndjeshmërisë në ekstremitete janë disa nga simptomat e neuropatisë periferike për shkak të mungesës së vitaminës B12. Statistikat tregojnë se nga 5% deri në 20% e popullsisë së rritur ka mungesë të vitaminës B12, dhe deri në 40% ka nivele të ulëta të Vitaminës B12 në plazmë.
Vitamina B6
Vitamina B6 është e rëndësishme për metabolizmin e aminoacideve, glukozës dhe yndyrnave. Tek të rriturit, neuropatia për shkak të mungesës së Vitaminës B6 fillon me mpirje ose dhimbje të forta në shputa, që më pas përhapet në pjesën e sipërme dhe prek këmbët dhe krahët. Megjithëse Vitamina B6 është e pranishme në shumë lëndë ushqyese, gjatë procesit të gatimit ka një humbje të vitaminës deri në 70%. Nga ana tjetër, njerëzit nuk janë në gjendje të sintetizojnë vitaminën B6, prandaj është e nevojshme marrja e saj nga burime të jashtme.
Vitamina B1
Tiamina (Vitamina B1) është një vitaminë e tretshme në ujë dhe është e pranishme në pjesën më të madhe të indeve bimore dhe shtazore. Është e rëndësishme për frymëmarrjen qelizore, për prodhimin e neurotransmetuesve (glutamat dhe acidi aminobutirik) dhe për mirëmbajtjen e mbështjelljes së mielinës. Mungesa e tiaminës çon në një neuropati të njohur si beriberi dhe është sindroma e parë e njohur e mungesës së vitaminës tek njerëzit.
Mungesa e vitaminës B1 në dietë mund të çojë në lodhje, nervozizëm dhe ngërçe muskulare brenda pak ditësh e deri në disa javë. Pamja klinike e mungesës së Vitaminës B1 fillon me humbjen e ndjeshmërisë, dhimbje të forta dhe dobësi në muskujt e këmbëve dhe shputave.
Vitamina B3
Vitamina B3, e njohur gjithashtu si niacin ose acid nikotinik, është e rëndësishme për metabolizimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave, si dhe për përçimin e sinjalit ndërqelizor dhe rinovimin e ADN-së në qelizë.
Mungesa e niacinës në ditën tuaj mund të shkaktojë marrje mendsh, plagë të lëkurës dhe gojës, anemi, dhimbje koke dhe lodhje.
Magnezi (Mg):
Magnezi është një element i rëndësishëm që merr pjesë në mbi 300 sisteme të ndryshme enzimash duke rregulluar kështu procese të ndryshme në trupin e njeriut, një prej të cilave është përçueshmëria neuromuskulare. Studimet tregojnë se sasia mesatare e marrjes së magnezit në dietë është relativisht e ulët, duke arritur vetëm 30% deri në 50% të konsumit të rekomanduar ditor, që është 420 mg për burrat dhe 320 mg për gratë. Një studim klinik i kryer në pacientë me dhimbje kronike të mesit tregon ulje të ndjeshme të dhimbjes dhe përmrësim të lëvizjes në pacientët që marrin Magnez.
Përbërja | në 1 kapsulë |
Citrat magnezi (që përmban Magnez Mg-100mg) | 689.66 mg |
Monofosfat i uridinës | 50 mg |
Vitamina B1 (tiaminë) | 4 mg |
Vitamina B3 (nikotinamid) | 10 mg |
Vitamina B6 (piridoksinë) | 6 mg |
Vitamina B12 (cianokobalaminë) | 10 µg |
Acid folik | 400 µg |
Përbërës të tjerë: stearat magnezi dhe celulozë mikrokristaline (emulgues)
Doza e rekomanduar ditore: 1 kapsulë Urimil Plus në ditë.
Kohëzgjatja e përdorimit: Për efekt optimal rekomandohet përdorimi i produktit për 3-6 muaj.
Paketimi: 30 kapsula, të mjaftueshme për 30 ditët e trajtimit.
Kundërekomandimet: Mos e përdorni gjatë shtatëzanisë dhe ushqimit me gji. Mos e përdorni në rast të mbindjeshmërisë ndaj ndonjë prej përbërësve të produktit.
Paralajmërim: Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Produkti nuk është një zëvendësues për një dietë të larmishme. Mbajeni larg fëmijëve të vegjël. Mos e përdorni pas datës së skadimit.
Kushtet e ruajtjes: Në një vend të thatë, në temperaturë nën 25 ° C.
Prodhuesi: Plantapol, C / G 18, Pol.Malpica-Alfinden, La Puebla Del Alfinden Zaragoza, Spanjë
Importues dhe distributor: REJSI FARMA, Autostrade TR - DR Km 8 Tirane, Albania Tel : +355 42 374925, +355 688811101
Dhimbja është një pjesë integrale, por e padëshiruar e biologjisë sonë. Dhimbja neuropatike është veçanërisht e padëshiruar...
Ka një sërë kënaqësish dhe aktivitetesh të dobishme për shëndetin tonë, si shëtitjet në këmbë, shëtitjet në park dhe...
E them këtë nga përvoja personale, sepse për dy vjet vuajta nga dhimbjet në të gjithë trupin tim - nga një ndjesi...
Ju ndoshta keni dëgjuar që dhimbja është një fenomen kompleks. Kjo do të thotë që shumë faktorë të ndryshëm ...