Dhimbja është një pjesë integrale, por e padëshiruar e biologjisë sonë. Dhimbja neuropatike është veçanërisht e padëshiruar dhe nuk kuptohet mirë. Ndonjëherë vjen si ndjesi e pickimit dhe djegies së papritur, shpesh edhe në mes të natës. Në raste të tjera, mund të shoqërohet me një ndjesi si shpim gjilpërash, pickim ose djegie, të cilat thjesht nuk ndalojnë.
Për të kuptuar më mirë dhimbjen neuropatike, duhet të flasim për qëllimin kryesor të dhimbjes në përgjithësi. Dhimbja shërben si një lloj sistemi alarmi për trupin e njeriut. Kur një dorë është rrezikshmërisht afër një flake, nervat dërgojnë një sinjal në tru: "Ky person do të digjet!". Si përgjigje, truri ynë shkakton një refleks për të tërhequr dorën para se të digjemi.
Dëmtimi i nervave mund të çojë në dëmtimin e sistemit tonë të alarmit të dhimbjes. Nervat e dëmtuara mund të çojnë në ndjesi shpimi gjilpërash në pjesë të caktuara të trupit - dhe nuk shkakton ndjenjë dhimbje atëherë kur duhet. Pjesa më shqetësuese është që kjo mund të çojë në mbindjeshmëri. Nervat e dëmtuara mund të shkaktojnë një "alarm të rremë" dhe të shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes reale, pa një shkaktar të jashtëm.
Në shumë raste të dhimbjes neuropatike, qëndrimet dhe lëvizjet krejtësisht normale të trupit (si qëndrimi në këmbë ose ecja) bëhen të dhimbshme. Disa pacientë mund të fillojnë të ndiejnë dhimbje edhe nga prekja e butë e rrobave ose çarçafëve, të cilat deri vonë siguronin rehati dhe ngrohtësi gjatë gjumit. Nëse i lihet rastësisë, dëmtimi i nervave mund të përkeqësohet me kalimin e kohës dhe të na "bllokojë" në një gjendje më dhimbje të vazhdueshme. Për fat të mirë, ka mënyra për ta kontrolluar dhimbjen, madje edhe për ta trajtuar atë.
Nervat janë indet metabolikisht aktive me sistemin e tyre vaskular (vasa nervorum), përmes të cilave lëndët ushqyese, thelbësore për shëndetin, arrijnë te ato. Substanca të tilla janë vitaminat B, mungesa e të cilave çon në neuropati, degjenerim, çrregullime shqisore dhe shërim më të vështirë të sistemit nervor. Sipas statistikave, rreth 32% e njerëzve me mungesë të vitaminës B zhvillojnë dëmtim të përgjithshëm të nervit periferik. Nga ana tjetër, përdorimi i tyre mund të ndihmojë në kontrollin e dhimbjes, rigjenerimin e sistemit nervor dhe normalizimin e reflekseve dhe ndjeshmërisë. Jo më kot quhen "neurotropikë".
Një element tjetër me rëndësi të madhe për gjendjen e indit nervor është Monofosfati Uridin. Ai është i përfshirë në formimin e ARN-së dhe anjë numri të strukturave të tjera nervore siç janë dendritet (zgjatimet neuronale) dhe mbështjellja e mielinës (izolimi neuronal). Përdorimi i Monofosfatit Uridin përshpejton shërimin e nervave të dëmtuar dhe mund të ndrydhë sinjalin e dhimbjes.
Kombinimi i Monofosfatit Uridin dhe vitaminave B dozohet në mënyrë optimale në Urimil, një produkt inovativ për trajtimin e dhimbjeve neuropatike përmes rigjenerimit të nervave të dëmtuar periferikë. Nëse keni "dhimbje neuropatike", flisni me mjekun tuaj për mundësinë e përdorimit të Urimil, në kombinim me masa të tjera efektive, si kontrolli i peshës dhe fizioterapia.
Dhimbja është një pjesë integrale, por e padëshiruar e biologjisë sonë. Dhimbja neuropatike është veçanërisht e padëshiruar...
Ka një sërë kënaqësish dhe aktivitetesh të dobishme për shëndetin tonë, si shëtitjet në këmbë, shëtitjet në park dhe...
E them këtë nga përvoja personale, sepse për dy vjet vuajta nga dhimbjet në të gjithë trupin tim - nga një ndjesi...
Ju ndoshta keni dëgjuar që dhimbja është një fenomen kompleks. Kjo do të thotë që shumë faktorë të ndryshëm ...