Ka një sërë kënaqësish dhe aktivitetesh të dobishme për shëndetin tonë, si shëtitjet në këmbë, shëtitjet në park dhe aktivitete të ndryshme të tjera që e bëjnë jetën më interesante dhe më të bukur. Sidoqoftë, ne nuk i praktikojmë ato. Ne refuzojmë ftesat për shëtitje, pothuajse as nuk na bie ndër mend për aktivitete sportive. Vazhdimisht ankohemi se diçka po na shqetëson: dhimbje shpine, ngurtësim i muskujve, reumatizëm ... Po sikur të gjitha këto probleme të rezultojnë në dhimbje neuropatike? Është koha për t'i dhënë fund shqetësimeve të tilla dhe për të rifituar vetëbesimin.
Dëmtimi i nervave mund të çojë në dëmtimin e sistemit tonë të alarmit të dhimbjes. Në fjalorin mjekësor një dhimbje e tillë quhet dhimbje neuropatike dhe shpesh karakterizohet nga zgjimi i padëshiruar në mes të natës, i shkaktuar nga shfaqja e një ndjesi shpimi gjilpërash dhe djegieje në lëkurë, ose diçka e ngjashme. Disa njerëz mund të ndiejnë dhimbje edhe nga prekja e butë e rrobave ose çarçafëve, të cilat deri vonë siguronin rehati dhe ngrohtësi gjatë gjumit. Nëse i lihet rastësisë, dëmtimi i nervave mund të përkeqësohet me kalimin e kohës dhe të na "bllokojë" në një gjendje dhimbjeje të vazhdueshme. Për fat të mirë, ka mënyra për të kontrolluar dhimbjen, madje edhe për ta trajtuar atë.
Ka rreth 100 miliardë neurone (qeliza nervore) në trupin e njeriut, ku secili neuron është i lidhur me të paktën 10,000 të tjerë. Ato ndryshojnë në formë dhe madhësi, por struktura e tyre është e ngjashme - secili ka një trup dhe zgjatimet. Një zgjatim, i quajtur akson, është më i gjatë se të tjerët dhe është i mbuluar nga jashtë me një mbështjellës të veçantë të mielinës, e cila vepron si një izolues në transmetimin e impulsit nervor. Përmes aksonit, qeliza nervore i dërgon informacione neuroneve të tjera. Kur mbështjellja e mielinës ("izoluesi") dëmtohet, neuroni nuk mund të funksionojë normalisht dhe kjo shkakton një mori simptomash, përfshirë dhimbjen.
Çelësi për shëndetin e sistemit nervor janë vitaminat B, mungesa e të cilave çon në neuropati, degjenerim, çrregullime shqisore dhe shërim më të vështirë të sistemit nervor. Sipas statistikave, rreth 32% e njerëzve me mungesë të vitaminës B zhvillojnë dëmtime të përgjithshme të nervit periferik. Nga ana tjetër, përdorimi i tyre mund të ndihmojë në kontrollin e dhimbjes, rigjenerimin e sistemit nervor dhe normalizimin e reflekseve dhe ndjeshmërisë.
Përdorimi i Monofosfatit Uridin përshpejton shërimin e nervave të dëmtuar dhe mund të ndrydhë sinjalin e dhimbjes. Kombinimi i Monofosfatit Uridin dhe vitaminave B dozohet në mënyrë optimale në Urimil, një produkt inovativ për trajtimin e dhimbjeve neuropatike përmes rigjenerimit të nervave të dëmtuar periferikë. Nëse keni "dhimbje neuropatike", flisni me mjekun tuaj për mundësinë e përdorimit të Urimil, në kombinim me masa të tjera efektive si kontrolli i peshës dhe fizioterapia.
Kujdesi për trupin tonë dhe gjendjen e sistemit nervor fillon në momentin kur shfaqen simptomat e para të dhimbjes neuropatike. Ndaj, kapsulat Urimil duhet të jenë shoqërueset kryesore për një jetë të lumtur pa dhimbje – ato që i japin fund dhimbjes neuropatike, vuajtjeve dhe shqetësimeve në muskuj dhe nyje.
Dhimbja është një pjesë integrale, por e padëshiruar e biologjisë sonë. Dhimbja neuropatike është veçanërisht e padëshiruar...
Ka një sërë kënaqësish dhe aktivitetesh të dobishme për shëndetin tonë, si shëtitjet në këmbë, shëtitjet në park dhe...
E them këtë nga përvoja personale, sepse për dy vjet vuajta nga dhimbjet në të gjithë trupin tim - nga një ndjesi...
Ju ndoshta keni dëgjuar që dhimbja është një fenomen kompleks. Kjo do të thotë që shumë faktorë të ndryshëm ...