Njiheni dhimbjen që ta kuroni atë!

Ju ndoshta keni dëgjuar që dhimbja është një fenomen kompleks. Kjo do të thotë që shumë faktorë të ndryshëm janë të përfshirë në formimin e ndjesisë së dhimbjes, duke filluar nga reaksionet kimike në nivel qelizor e deri në mjedisin shoqëror njerëzor. Dihet gjithashtu që ka më shumë se një lloj dhimbjeje, dhe njohja e llojit të dhimbjes është çelësi i suksesit të trajtimit të saj.

Dy kategoritë më të njohura të dhimbjes janë:

  • Dhimbja "normale" ose nociceptive është dhimbja e shkaktuar nga dëmtimet e trupit.
  • Dhimbja "e pazakontë" ose Neuropatike, është dhimbja e shkaktuar nga dëmtimi i sistemit që raporton dhe interpreton lëndimet - sistemit nervor.

Urimil

Përfytyrojeni ndryshimin midis dy dhimbjeve si ndryshimi midis një problemi me motorin dhe një problemi në kroskotin e makinës që ndriçon në rast se ka një problem me motorin. Më konkretisht:

Dhimbja nociceptive vjen si pasojë e dëmtimit të indeve që sistemi nervor raporton në tru. Ky është lloji i dhimbjes që çdo gjallesë përjeton përmes ngjarjeve të vogla fatkeqe, si pickimet e bletëve, djegiet nga pllakat e sobës ose dëmtimeve serioze si frakturat, ulçerat dhe tumoret.

Dhimbja neuropatike vjen si pasjë e dëmtimit të vetë sistemit nervor si rezultat i sëmundjes, plagosjes ose kompresimit. Neuropatitë më të thjeshta janë me origjinë mekanike. Një shembull tipik mund të jepet përmes ngecjes së nervit shiatik - i shtypur në vithe, mund të shkaktojë dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash përgjatë tërë këmbës deri në shputë.

Dhimbja neuropatike mund të vijë si therrje, djegie ose siç e përshkruajnë disa pacientë - "si rrymë elektrike". Shpesh shoqërohet me dridhje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe ndjesi shpimi gjymtyrësh. Fatkeqësisht, kjo është një lloj dhimbjeje që kalon edhe ato më kroniket nëse nervat e prekur nuk trajtohen si duhet.

Dy llojet themelore të dhimbjes shpesh mbivendosen. Disa probleme mjekësore (si trauma) mund të prekin indet specifike dhe nervat, duke krijuar njëkohësisht dhimbje nociceptive dhe neuropatike. Nëse trajtohen vetëm problemet e indeve, ndjenja e dhimbjes mund të mbetet shumë kohë pas shërimit, pa ndonjë arsye të dukshme ose të diagnostikuar.

Këtu qëndron pyetja logjike: "Si t’i trajtojmë nervat?" Urimil është një produkt inovativ që mund të riparojë nervat e dëmtuar periferikë dhe të ndikojë në dhimbjen neuropatike. Ai furnizon trupin me Monofosfatin Uridin, pesë vitamina thelbësore B dhe Magnez - një kombinim që aktivizon mekanizmat e tij për riparimin e rrugëve nervore, rigjenerimin e zonave të dëmtuara dhe bllokimin me sukses të sinjalit të dhimbjes.

Nëse keni ose dyshoni se mund të keni dhimbje neuropatike, flisni me mjekun tuaj për mundësinë e përdorimit të Urimil, në kombinim me masa të tjera efektive si kontrolli i peshës, masazhi dhe kinesiterapia.


Urimil Plus

Shikoni në farmacinë më të afërt

Artikuj të dobishëm

Urimil

Keni dhimbje neuropatike?

Dhimbja është një pjesë integrale, por e padëshiruar e biologjisë sonë. Dhimbja neuropatike është veçanërisht e padëshiruar...

Urimil

Çfarë të bëni kur keni dhimbje dhe mpirje të këmbëve!

Ka një sërë kënaqësish dhe aktivitetesh të dobishme për shëndetin tonë, si shëtitjet në këmbë, shëtitjet në park dhe...

Urimil

"Jeta me dhimbje mund të jetë e padurueshme"

E them këtë nga përvoja personale, sepse për dy vjet vuajta nga dhimbjet në të gjithë trupin tim - nga një ndjesi...

Urimil

Njiheni dhimbjen që ta kuroni atë!

Ju ndoshta keni dëgjuar që dhimbja është një fenomen kompleks. Kjo do të thotë që shumë faktorë të ndryshëm ...